Mësohet emri i vajzës së Valdrin Sahitit

Dizajneri Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, janë bërë prindër për herë të dytë.

Edita solli në jetë vajzën e dytë për çiftin në Washington. Valdrini dhe Edita kanë zgjedhur emrin Paris për bebushen. Paris, referuar qytetit të të dashuruarve dhe njëkohësisht edhe të modës, mund të mos jetë një zgjedhje rastësore e çiftit, por të ketë një lidhje emocionale e shpirtërore mes qytetit dhe emrit të vajzës.

Valdrini dhe Edita janë prindër edhe të një tjetër vajze, Bella, e cila erdhi në jetë në prill të vitit 2018. Ata u martuan në shtator 2017, në një ceremoni privave me vetëm 8 vetë.