Mësohet cila është moderatorja që zëvëndëson Borën tek “Përputhen”

Bora Zemani e ka drejtuar emisionin e dashurisë “Për’puthen” për dy sezone, pasi në sezonin e parë programi ishte nën moderimin e Nevina Shtylla dhe Edi Manushi.

Sipas Express, thuhet se Bora ka paralajmëruar largimin nga ky emision, në të cilin pritet të ndodhin disa ndryshime.

Sipas fjalëve, ajo në fakt po përgatitet të marrë frerët e një spektakli tjetër, “Dancin with the Stars”.

Për’puthen sipas spekulimeve do t`I besohet Dojna Memës e cila momentalisht është shtatzënë, e së fundmi drejtoi “Big Brother Fan Radio”.