Mësohen gjyqtarët e ndeshjes, Kosovë – Çeki

Kosova do të luajë me 7 shtator ndeshjen ndaj Çekisë në “Fadil Vokrri”.

Tashmë për këtë takim, UEFA ka bërë të ditur edhe gjyqtarët.

Holandezi, Danny Makkelie pritet ta drejtojë këtë sfidë.

Kurse asistentë të tij do të jenë dyshja po ashtu nga Holanda, Mario Diks e Hassel Steegstra.

Makkelie së fundi në Evropë ka gjykuar ndeshjen, Young Boys – Crvena Zvezda e vlefshme për play off-in e Ligës së Kampionëve.

loading…