Mësohen datat e El Clasicos të sezonit të ardhshëm

El Clasico” e parë e sezonit të ardhshëm, 2019/20, të La Ligës do të zhvillohet më 27 tetor në stadiumin e Barcelonës, “Camp Nou”. Ndeshja kthyese në “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet më 1 mars të vitit 2020.

Detajet e ndeshjes së parë mes Barcelonës dhe Real Madridit në sezonin e ardhshëm të La Ligës u konfirmuan nga presidenti i La Ligës, Javier Tebas, gjatë shortit për orarin e ndeshjeve të sezonit të ardhshëm.

Real Madridi do të shpresojë se do të bëjë paraqitje më të mirë sesa në El Clasicon e sezonit të kaluar në Camp Nou, ku u mposht me rezultat 5-1 nga Barcelona.

Sistemi i ri i shortit në La Liga

Këtë sezon, 99 për qind të listës së ndeshjeve do të caktohen përmes një softueri.

Një përqindëshi i mbetur do të zgjedhet në mënyrë manuale në mënyrë që të shmangen disa skenarë, si zhvillimi i “El Clasicos” shumë herët apo shumë vonë në sezon, si dhe të sigurohet se secila skuadër do të luajë në shtëpi afër pushimit të Krishtlindjeve.