Mësimdhënësit kundërshtojnë kurrikulën për edukimin e hershëm 0-5 vjet

Instituti për Studime në Edukim – EdGuard ka mbajtur debat lidhur me draft-dokumentin e Kurrikulës Bërthamë për edukimin e hershëm 0-5 vjet.

Përfaqësues të institucioneve arsimore të cilët ishin të pranishëm nuk u shprehën të kënaqur me përmbajtjen e draft-dokumentit të kësaj kurrikule.

Merita Shala, profesoreshë në Mitrovicë, tha se fëmijët deri në 1 vjeç nuk kanë kapacitet qe të marrin ato informacione pasi që ata ende janë në periudhë të zhvillimin e tyre.

“Duhet marr një vendim profesional nga individ profesionist që të përcaktohet ku e kanë vendin përmbajtjet e tilla sepse ulë vlerat e gjitha dokumenteve”, tha ajo.

“Ajo çfarë më ka shqetësuar është se po të shikosh në dokumente kemi rezultate të pritshme të të nxënit për fëmijët 0-1 vjeç. Deri në moshën 3 vjeç nuk është arsimi fokusi me fëmijët, është periudhë kur fëmijët duhet të rriten e zhvillohen”

Labërie Luzha, udhëheqëse e divizionit për arsim parashkollor në MASht-i, tha se dokumenti i ofruar paraprak nuk është përkrahur dhe përmes diskutimeve publike është kërkuar të ndryshohet dhe kjo është bërë.

“Një dokument është anulua që ka qenë i gatshëm dhe pas diskutimeve publike kemi qenë kureshtar të shohim se çka i mungon dokumentit tonë, në atë grup punues zëri i institucioneve parashkollore ka qenë në atë grup, i kemi dëgjuar për çdo kapituj sepse qëllimi ynë final ka qenë që ky dokument të jetë i zbatueshëm”, tha ajo.

“Kemi një dokument që nuk është rishikuar dokumenti i kaluar, por është sjellë i ri, kemi kapituj të marr nga dokumenti paraprak por ndryshon komplet qasja”, shtoi ajo.

Luzha tha se edhe pse është ndryshuar tërësisht ky dokument por prapë ka shumë probleme që duhet zgjidhur ku sipas saj mungon plani dhe programi që është më se i nevojshëm për edukatorët.