Vasfije Krasniqi Goodman, e cila kishte shfaqur publikisht historinë e saj të dhunimit gjatë kohës së luftës, ditën e djeshme kishte reaguar ndaj rastit të 16 vjeçares në Drenas.

Vëllau i Vasfijes, ditën e sotme ka marrë pjesë në protestën para stacionit të Policisë në Prishtinë.

Krasniqi ka përquar mesazhin e Vasfijes përmes autoparlantit.

“Unë kam treguar storien time, i inkurajoj edhe vajzat e tjera që të flasin hapur. Dhunuesit gjithsesi mbesin dhunues dhe duhet të marrin dënimin e merituar. Kërkojme nga institucionet të mos veprojnë vetëm me fjalë. Kërkojme nga shteti që të reagojë për këto raste”, ka qenë mesazhi i Vasfijes në protestën e organizuar në Prishtinë, përcjell Ballkani.info.