Mesazhi befasues që mori Majk nga Maitre Gims, lë pa fjalë pas thashethemeve për kopjim!
Reperi nga Kosova, Kastriot Rexha të cili me ermin artistik e njohim si Majk, sot po feston ditëlindjen.
Majk sot ka mbushur plot 29 vite jetë.
Në ditën e tij më të veçantë, reperi sot në adresën e tij ka pranuar urime të shumta nga kolegë artistë si dhe persona tjerë të veçantë të tij.
Mirëpo, një urim i veçantë Majk ka pranuar nga këngëtari i njohur francez Maitre Gims, për të cilën u fol shumë që reperi shqiptar e kopjon për stilin e muzikës që ai bënë.
Përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Majk shprehet i lumtur pasi këngëtari i tij i preferuar e ka uruar atë me një urim të veçantë.