Mes kritikave për dallavere në çmime, për këtë detaj duhet të vlerësohet festivali “Kënga Magjike”

Këtë vit po i mbushë 20 vite që nga fillimi i festivalit shqiptar “Kënga Magjike”.

Për dy dekada, në skenën e “Pallatit të Kongreseve” janë prezantuar e kanë përformuar shumë emra të njohur të estradës, disa prej të cilëve janë shpërblyer me çmime mjaft me rëndësi për ta, shkruan Ballkani.info.

Kur jemi te çmimet, shpesh nga artistët, por, edhe nga vet publiku që përmes komenteve është shprehur mllefi tyre, kanë qenë “BOMBË” deklaratat kur ‘KM’ u akuza për manipulime për këto çmime, sidomos në pah janë vënë inatet mes artistëve Shqipëri-Kosovë.

Sido që të jetë, edhe nëse ka dallavere, festivalin mund ta veçojmë vetëm për një fakt:

Shumë artistë po sjellin këngë të bukura, të cilat po shëndrrohen në hite e që po e përmbushin shijen e publikut për muaj më radhë.

Këtë gjë e dëshmon publikimi i disa prej këngëve që kanë marrë zemrat e publikut, duke i rikthyer madje disa artistë në skenë.

Më poshtë, po bëjmë radhitjen e këngëve më të pëlqyera të momentit të “Këngës Magjike”.

Flori Mumajesi- Plas


Fifi ft Mc Kresha-Psikopatja jote


Ardit Cuni dhe Daniela-Qaj

Ronela Hajati-Vuj

Kanita- S’jemi ne

Krusita-Akull

Rozana Radi-Kur përfundon një dashuri si kjo e jona

Stresi-Te du Mom

Rovena Dilo ft Onat-Ma jo

Aurela Gace ft Eli Fara- Zemra Rratatata

Përpos tyre në këtë festival po marrin pjesë edhe Klajdi Haruni, Bruno ft Artiola Toska, Era Rusi, Kejsi Tola, Venera Lumani, Erik Lloshi, Mentor Haziri e të tjerë./Ballkani.info/