Merret vendimi për themelimin e Këshillit për Pronësi Intelektuale

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, është marrë vendimi për themelimin e Këshillit për Pronësi Intelektuale.

Ky Këshill ka qenë i përcaktuar edhe si kriter për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Themelimin e këtij Këshilli e ka propozuar sot në mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Ministri Shala, themelimin e këtij Këshilli e ka njoftuar edhe përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Statusi i plotë i Ministrit Shala:

Të nderuar miq,

Me propozimin tim, në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi marr vendim për themelimin e Këshillit për Pronësi Intelektuale. Themelimi dhe fuqizimi i këtij këshilli ka qenë i përcaktuar edhe si kriter për zbatimin e MSA-së. Ky këshill do të ofroj ndihmë për institucionet qeveritare dhe akterët e tjerë të përfshirë në zbatimin e të drejtave të pronës intelektuale, poashtu do të ndihmoj në ngritjen e kapaciteteve dhe në hartimin e politikave në fushën e pronësisë intelektuale.

Gjithashtu sot qeveria miratoj nimsën e MTI-së për fillimin e negociatave për arritjen e marrëveshjes bilaterale për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Hungarisë. Arritja e kësaj marrëveshjeje do të ju ofroj siguri ligjore shtesë investimeve dhe investitorëve të dyja palëve dhe njëherit shpreh gatishmërinë e institucioneve tona për të promovuar dhe mbrojtur investimet e huaja dhe në veçanti investimet e huaja që vijnë nga Hungaria.

Unë besoj se arritja e kësaj marrëveshje do të intensifikoj bashkëpunimin ekonomik, do të rris investimet reciproke, do të inkurajoj iniciativat biznesore dhe do të nxis prosperitet ekonomik dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendit tonë.