Merret vendimi për ish-ministrin Baliq, pasi sulmoi seksualisht pacienten në spitalin e Pejës

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq, shkruan ballkani.info

Baliqit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, pasi dyshohet për sulm seksual, ka njoftuar Gjykata Themelore në Pejë.

Baliq dyshohet se më 12 gusht kishte sulmuar seksualisht nënën e një paciente.

E njëjta, po qëndronte në spital me foshnjën e saj disamuajshe, e cila po trajtohej aty.

Themelorja e Pejës në vendim e saj jep detaje rreth asaj se si ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje.

Sipas Gjykatës, me datë 12.08.2020, në Spitalin Përgjithshëm në Pejë, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës e cyt të njëjtën që ta prekë me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e foshnjës së hospitalizuar, aty vjen i pandehuri në cilësi të mjekut kujdestar dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë për t’u konsultuar, e dëmtuara shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e mbyll derën e zyrës, i afrohet dhe e prekë pa pëlqimin e saj por që viktima arrin të largohet dhe të kërkojë ndihmë.