Merr fund miqësia mes Megi Pojanit dhe Noizyt, çfarë ka ndodhur mes dyshes?

Në rrjete sociale dhe media rozë ka filluar të flitet se modelja shqiptare, Megi Pojani dhe reperi, Noizy i kanë dhënë fund miqësisë së tyre, e cila ka zgjatur prej disa vitesh.

Modelja ka deklaruar shpeshherë se Noizy është artisti i saj i preferuar, ndërsa prej shumë vitesh ishte imazh i brendit të reperit, duke u shfaqur me veshjet e këtij të fundit.

Por, njësoi si faqja zyrtare e “Illyrian Bloodline” po ashtu edhe Megi i kanë fshirë të gjitha fotot e bashkëpunimeve.

Dyshja nuk ndiqen më as në rrjetet e tyre sociale duke i shtuar edhe më shumë zërat e një krisjeje të mundshme mes tyre.

Megi është bërë pjesë e klipit të këngës së re “Katile” të Don Xhonit, i cili njihet tashmë si një nga rivalët e Noizyt pasi janë kapur shumë herë me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale apo rreshtave nëpër këngë.

Ndjekësit e kanë komentuar pjesëmarrjen e Megit në videoklip të reperit nga Drenica si një ‘hakmarrje’ apo thumb ndaj Noizyt.

Pas Mozzikut, Noizy prish miqësinë edhe me Megi Pojanin, shkak Don Xhoni?
Don Xhoni – Megi Pojani

Kujtojmë se kohëve të fundit, Megi ka publikuar edhe video të tjera duke e kënduar këngën e reperit Cllevio, me të cilin reperi nga Durrës ishte rrahur para disa javësh.

@free_clleviioo Follow #viral #freecllevio #megipojani #albania #kosova #fyp #fypシ ♬ original sound – Free_cllevio