Merr flakë një vikendicë në Brezovicë

Një shtëpizë në Brezovicë ka marrë flakë këtë mbrëmje.

Zjarri ka arritur të lokalizohet dhe nuk ka të lënduar nga ky incident.

Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar Komandanti i Policisë në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

“Zjarri ka ndodhur pak minuta më parë dhe është lokalizuar nga zjarrfikësit. Zjarri ka ardhur nga oxhaku i shtëpizës”.

“Nuk ka të lënduar dhe as dëme të mëdha materiale nga ky incident. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin” tha Reka.