Xhafer KadirI

Meritorët për ushtrinë e ushtrisë së Kosovës (FOTO)

Sot do të votohet për ushtrinë e Kosovës.

Ushtria më e re në botë është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë ditë kanë dhënë jetën shumë dëshmorë, por edhe ka shumë të tillë që kanë dhënë gjymtyrët e tyre.

Ish pjesëtarët e UÇK-së që kanë mbetur të gjallë sigurisht se ndihen më krenarë për këtë ditë.

Ata dhanë kontribut të madh, ndonëse disa nga ta jetojnë në kushte jo të mira dhe të harruar nga shteti.

Njëri nga ta është edhe Xhafer Kadiri nga Rahoveci.

Kadiri është bërë i njohur nga një fotografi nga koha e luftës. Në varrimin e dy dëshmorëve Selajdin Mullaabazi-Mici dhe Xhelal Hajda-Toni më 12 nëntor nw Reti tw Rahovecit Kadirit i rrjedhin lotët, teksa bën nderime për komandantët e tij veshur me uniformë.

Kjo fotografi kishte bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare. Gazeta franceze Liberation në vitin 1999 e kishte vënë fotografinë e Kadirit në ballinë të saj.

Në ditën kur po formohet ushtria KosovaPress boton fotografinë e Xhafer Kadirit nga Rahoveci.