Mercedesi lanson kombin elektrik, eSprinter

Mercedes-Benz ka lansuar eSprinterin, kombin elektrik komercial i cili shihet si alternativ më e madhe e kombit eVito.

Mercedes ofron eSprinter në dy opsione baterish, njërin me 55 kWh e tjetrin me 41kWh.

Opsioni me bateri më të mëdha ofron përshkimin e 168 kilometrave rrugë me një mbushje të vetme të baterive e me kapacitet të ngarkesës deri në 891 kilogram.

Ndërsa versioni më i vogël ofron përshkimin e 115 kilometra rrugë, me kapacitet ngarkese prej 1,045 kilogram.

Mercedes eSprinter ka motorin elektrik që prodhon 114 kuajfuqi (85kw) ndërsa ka rrotat e para aktive.

Mercedesi lejon blerësit që të zgjedhin nëse dëshirojnë që kombi i tyre të arrij shpejtësinë maksimale në 80km/orë, 100km/orë apo 120km/orë.