Mercedes konfirmon G-Classin elektrik

Mercedes ka treguar se do të ndërtoj versionin elektrik të SUV për terrene të vështira G-Class, duke rivalizuar direkt Tesla Model X e Range Roverin e ardhshëm elektrik.

Shefi i Transformimit Digjital të Mercedesit, Sascha Pallenberg ka bërë të ditur këtë nëpërmes një postimi në twitter.

Marka gjermane ende nuk ka treguar se si do të quhet ky version i G-Classit, ndërsa pritet që të ketë komponentë të Mercedes EQ.

Ashtu sikurse EQC, EQG i ri mund të ketë dy motor elektrik 80kWH të cilët prodhojnë 403 kuajfuqi e do të ketë të gjitha rrotat aktive.

Më shumë detaje Mercedesi nuk ka zbuluar, ndërsa pritet që G-Classi elektrik të lansohet deri në 2022-ën.

loading…