Meloni premton ‘përkrahje lojale’ për Ukrainën

Liderja e re e krahut të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni ka premtuar përkrahjen e saj për Ukrainën në një mesazh direkt në Twitter ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenksy.

“Ju e dini që mund të llogarisni në përkrahjen tonë lojale për kauzën e lirisë të popullit ukrainas. Mbahuni të fortë dhe mbani besimin!”, shkroi Meloni në Twitter në mbrëmjen e së martës.

Ajo iu përgjigj mesazhit të Zelenskyt, i cili e kishte uruar atë dhe partinë e saj “Fratelli d’Italia” për fitoren historikë në zgjedhjet e përgjithshme, shkruan BBC.

“Kemi vlerësuar përkrahjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën në luftë kundër agresionit rus. Ne po llogarisim në bashkëpunim produktiv me qeverinë e re italiane”, ka shkruar Zelensky në italisht, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, kryeministri italian në largim Mario Draghi ka qenë një ndër përkrahësit më të fuqishëm të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Edhe pse, ka pasur shqetësime për qëndrimet e qeverisë së re ndaj agresionit rus në Ukrainë, shkaku i koalicionit të Melonit me Silvio Berlusconi (Forza Italia) të qendrës së djathtë dhe Matteo Salvini (Lega Nord) nga e djathta ekstreme.

Dihet që Berlusconi është shok që një kohë të gjatë me Vladimir Putin dhe ka mbrojtur agresionin në Ukrainë, me arsyetimin se lideri rus ishte ‘i shtyrë’ drejt konfliktit. Kurse, në të kaluarën Salvini kishte përkrahur presidentin rus, transmeton Klankosova.tv.