Mehaj uron Kurban Bajramin: Paçi begatitë e Zotit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Mehaj në këtë ditë nuk ka harruar ushtarakët, veteranët dhe invalidëd e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në këtë festë të veçantë, paçi gjithë bekimet e begatitë e Zotit, ju dhe familjet tuaja! Solidariteti, mirëkuptimi, harmonia, gëzimi e lumturia bashkë me dashurinë për të gjithë pa dallim, qofshin edhe më të shtuara për festat e ardhshme të përbashkëta”, ka shkruar Mehaj ndër të tjerash.