Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it që dhanë kontribut për Paravësinë e Kosovës, në 22 vjetorin e çlirimit të vendit.

“Sot, me një ceremoni shtetërore, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, i përkujtuam ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it të rënë në Kosovë.

Së bashku me Presidentën e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe zëvendës komandantin e KFOR-it, Günter Schöpf, vendosëm kurorë lulesh te Pllaka Përkujtimore në nderim të ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e shënimit të 22- vjetorit të çlirimit të Kosovës.


Më 12 qershor ne festojmë paqen, çlirimin dhe lirinë tonë, por përherë do t’i përkujtojmë edhe ushtarët e rënë të NATO-s dhe KFOR-it të cilët më 12 qershor, iu bashkuan ndërhyrjes nga ajri kundër regjimit kriminal të Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar”, ka shkruar Mehaj.

Ai së bashku me Presidentën e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetarin e Kuvendit , Glauk Konjufca, Kryeministrin, Albin Kurti, komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama dhe zëvendës komandantin e KFOR-it, Günter Schöpf, vendosën kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore në nderim të ushtarëve të rënë të NATO-s.