Mehaj: Kosova dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes, ka thënë se Kosova dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara.

Mehaj ka shkruar në Facebook, të mërkurën, në ditën kur po mbahet Samiti i NATO-së në Madrid.

E këtë samit ai e ka parë si mundësi e shpresë për botën e lirë demokratike.

“Koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global, si dhe përcaktimin dhe realizimin e plotë të detyrat politike dhe ushtarake të NATO-së”, ka shkruar ai.  “Koha për të emëruar qartë kërcënuesit afatgjatë për të gjithë zonën euro-atlantike, aty ku natyrshëm është edhe Kosova dhe populli i saj”.

Kosova qartë e ka shprehur aspiratën për anëtarësim në NATO.