Një mbretëreshë pa konkurrencë e komedive romantike, Meg Ryan ka vendosur të krijoj shtëpinë e saj të prodhimit dhe po përgatiste tashmë filmin e saj të parë.

Në një bisedë me gazetarin e New York Times, ajo tha se dëshiron të bëjë një komedi romantike në shijen e saj që do të jetë në frymën e filmit si të Nora Efrom (“Kur Harry takoi Sally”, “Ju pranuat postën”).

View this post on Instagram

Billy Crystal, Friars Club Icon! Such a fun night!

A post shared by Meg Ryan (@megryan) on

Aktorja tha për The Times se për momentin filmi nuk ka ende titull, por nuk do të jetë aspak i ëmbël, por inteligjent dhe se do të komentojë botën moderne në një mënyrë të mprehtë.

Ajo nuk ka dashur të fliste për aktorët që do të paraqiten në film, por është e bindur se do të përzgjedh më të mirët e mundshëm që ekzistojnë në tregun hollivudian.

“Sharmi i vërtetë është diçka me lindje dhe mund ta shoh te aktoret si Jennifer Lawrence, Emma Ston ose Ryan Gosling”, tha aktorja 57-vjeçare.

Ndërkohë, ajo së fundi ka kurorëzuar me fejesë lidhjen disavjeçare me John Mellencampin.

Ndryshe, Ryan është raportuar se do ta shohim gjatë këtij viti në një film të ri në ekranet e mëdha të kinemave.