Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se kryeministrit aktual, Avdullah Hoti konsiderohet vetëm asistent i presidentit, Hashim Thaçi.
“Unë nuk pajtohem ndoshta me koleget e grupit parlamentar që po e quajn Hotin “Koti”. Ai është asistent ekzekutiv i Hashim Thacit, mazi se Koti. Asistent ekzekutiv që ja mbanë çantën”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, Bajqinovci dha një sërë kritikash edhe ndaj PDK-së.
“E keni arratisjen e ish-kryetarit, Xhabir Zharku, aferën Pronto. Afera Grandi… Privatizimin e KEDS-it, kontrata me DARDAFON…”, është shprehur ai.







