Qualcomm, Samsung dhe Huawei tashmë i kanë prezantuar çipat me mbështetje për modemët 5G, ndërsa tani këtë do ta bëjë edhe MediaTek.
Prodhuesi tajvanez i gjysmëpërçuesve ka njoftuar se produkti i ri 5G AI do të arrijë në maj, që do të thotë se nga lansimi i platformës së re na ndajnë fare pak ditë.
Helio M70 u paralajmërua fillimisht nga kompania si platformë 5G, por ende nuk është në dispozicion dhe as nuk livrohet për prodhuesit e telefonave. Nuk dihet nëse çipseti i sipëpërmendur do të ketë modem 5G të integruar, shkruan KOHA Ditore.
Prioriteti kryesor i kompanisë MediaTek është 5G + AI, ndërsa 12nm Helio P90 ka arritur me një procesor të pavarur të AI, të aftë për të arritur shpejtësi gigabitëshe për llogaritjet e AI.
MediaTek pohon se çipseti do të mund ta përcjellë trupin e njeriut dhe të lexojë gjestikulacione të caktuara duke i sjellur disa përmirësime për live video me turbullim në sfond dhe përmirësime të tjera.







