Votimi

Mediat serbe: U kry, Kosova bëhet me Ushtri

Mediat serbe kanë raportuar në kohë reale për seancën e Kuvendit të Kosovës ku u votuar shndërrimi i FSK-së në Ushtri.

“Gotovo je: Usvojeni zakoni, Kosovo dobilo oružane snage”, ky është titulli i mediave serbe “U kry: Miratohen ligjet, Kosova bëhet me Forca të Armatosura”, raporton Ballkani.info.

Kuvendi i Kosovës miratoi tri projektligjet për Ushtrinë me shumicë absolute votash, 106, aq sa deputetë ishin të pranishëm në sallë. /Ballkani.info/