LAJMI I FUNDIT

Mediat gjermane e fajësojnë Loredanën për formën e dobët të Adeyemit

Borussia Dortmund nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Bundesligës, pasi që pas pesë ndeshjesh është në vendin e gjashtë me tri fitore dhe dy barazime.

Me një lojë të keqe u shqua Karim Adeyemi, një lojtar ofensiv që duhet të bartë në sulm skuadrën e Edin Terzic.

Adeyemi as nuk ka shënuar e as nuk ka asistuar në pesë ndeshjet e para.

E mediat gjermane tani po e fajësojnë të dashurën e tij të re, Loredanën.

Sipas Bild, këngëtarja nga Kosova duket se po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet.

Gjithashtu bashkë me çiftin jeton edhe vajza Hana katërvjeçare, të cilën Loredana Zefi e ka nga një martesë e mëparshme.