Revista prestigjioze amerikane, Foreign Policy, i ka kushtuar një artikull Republikës së Kosovës, pas vendimit të qeverisë për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave.

Një një shkrim të kësaj reviste përmendet fakti se vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës është i ngjashëm me atë të ndërmarrë nga Irani me 28 dhjetor të viti të kaluar, për të ndaluar kriptomonedhat deri më 6 mars, në mënyrë që të kursehet energjia dhe të shmangen ndërprerjet gjatë dimrit.

Në raportimin e Foreign Policy, thuhet se Republika e Kosovës do të ndalojë kriptovalutat si mjet për të trajtuar krizën energjetike.

Artane Rizvanolli, ministrja kosovare e Ekonomisë, tregoi se javën e kaluar është vendosur që në nivel vendi të ndalohet prodhimi i kriptovalutave, në një vendim në kuadër të Masave të Emergjencës, për shkak të krizës që ka kapur vendin.

Masat përfshijnë “ndalimin e prodhimit të kriptomonedhave në të gjithë territorin”.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetor që zgjat 60 ditë.

Për këtë vendim të Qeverisë ka shkuar edhe Reuters.