Mediat britanike: Kopshti zoologjik në Shqipëri i dalë nga ferri

Një luan i sëmurë nga sytë që nuk lëviz asgjë, një zebër e vetmuar dhe një ujk i tromaksur, këto janë kafshët  në “Safari Park” në Fier, për të cilat ka shkruar Daily Mail duke theksuar keqtrajtimin e madh të kafshëve që bëhet në Shqipëri.

“Safari Park është një Kopsht Zoologjik privat në hyrje të qytetit të Fierit, në jug të Shqipërisë. Autoriteteve shqiptare i kërkohet që të ndërhyjnë urgjentisht në këtë park me kafshë që të kequshqyera dhe të keqtrajtuara”, shkruan britanikja duke vijuar: Kafshë të tjera si një zebër, një ujk apo një dre gjenden në të vetmuara në kafaze të vegjël pa ushqim.

Kafshët mbahen në kushte skandaloze me kafaze betoni të rrethuara nga jashtëqitja e tyre. Luani duket se ka një problem me syrin, përveç se është totalisht i kequshqyer”, vijon media britanike duke theksuar se fotot i kanë shkrepur nga një fotograf anonim.