Këngëtari Meda është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar për zhanrin të cilin e këndon.

Ai është gjithashtu mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, gjatë një udhëtimi me aeroplan, këngëtari ka pasur privilegjin që për pak kohë të qëndrojë në kabinën e pilotëve.

Atij madje për pak sekonda i është besuar edhe pilotimi, gjithmonë nën përcjellje të personave adekuatë.

Meda ka publikuar një video nga kjo eksperiencë në rrjetin social Instagram, duke thënë se e kishte për nder të bënte një gjë të tillë.

“Kënaqësi ta drejtoj aeroplanin”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e videos.

View this post on Instagram

Knaqsi me drejtu Airoplanin# @sadik.gecaj # @visar_bajrami84

A post shared by Meda (@mehdin_pergjeqaj) on