Më të mirë në shtrat të huajt apo shqiptarët? Flet Soni Malaj

Soni iu përgjigj pyetjes provokuese.

Këngëtarja Soni Malaj ishte e ftuara e radhës në emisionin “Why Not”. Jeta e saj private ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave, megjithëse Soni është përpjekur ta ruajë sa më hermetike.

Pas ndarjes nga Mirko, balerini italian me të cilin ka një vajzë, Soni nisi një romancë me biznesmenin nga Tirana të quajtur Klevi.

Mirëpo, këngëtarja s’ka mundur t’i shpëtonte pyetjes pikante “Cilët janë më të mirë në shtrat, shqiptarët apo të huajt”. Soni iu përgjigj me diplomaci kësaj pyetjeje, duke thënë:

“Duhet me provu shumë të huaj që të arrihet konkluzioni. Varet personi çfarë transmeton. Është çështjë energjie çdo gjë. Ne kemi receptorë, kemi energji, kështu që jemi transmetues energjie. Varet se si ndërlidhet vibe i dy personave dhe kjo është e rëndësishme në marrëdhënie.”- ka treguar këngëtarja