Ambasada amerikane në Kosovë ka shkruar sot për Forcën e Sigurisë së Kosovës si nikoqire e stërvitjes  “Defender Europe 21”, të udhëhequra nga ushtria amerikane.

Ambasada amerikane i ka thurur lavde Forcës të Sigurisë së Kosovës, që gjatë dy javëve mori pjesë në stërvitjet e udhëhequra prej ushtrisë amerikane.

“Gjatë dy javëve të fundit, anëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës morën pjesë në angazhime si pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe, të udhëhequr nga Ushtria Amerikane Defender-Europe 21”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane të postuar në rrjetin social Facebook.

 “Kjo është hera e parë që #KSF organizon një stërvitje. Nderime FSK-së për vazhdimin e ndërtimin e gatishmërisë dhe ndërveprimit të tyre përkrah SHBA-së dhe forcave të tjera ushtarake”.

Check out today’s photos from DEFENDER-Europe 21 where the #KSF hosted CDA Nick Giacobbe and @USArmy BG Schaertl during KSF’s 1A Infantry Company’s validation exercises. #StrongerTogether pic.twitter.com/CFppWiiAQL

— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 28, 2021

Postimin ambasada e ka përfunduar me “së bashkë më të fortë”.

Stërvitjet e FSK-së sot në Gjakovë i kanë përcjell edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçles.