BBVA

“Më solli pesë burra në tavolinë” – Roza Lati tregon situatën e sikletshme me Romeon jashtë BBVA 3

Roza Lati gjatë një bisede me Julian Dedën i ka treguar për një situatë jo fort të këndshme që ka kaluar me Romeo Veshajn jashtë Big Brother.

Moderatorja e njohur tha se një herë është takuar me Romeon në kafe dhe në momentin që doli të blinte cigare, ai ftoi pesë burra në tavolinë.

E njëjta shtoi se është ndjerë keq dhe se nuk e konsideron aspak të hijshme këtë sjellje.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shkoj me ble cigare dhe më uli 5 burra në tavolinë. Dhe ky të më bëjë këtë pyetjen ‘a ke ngecur ti me burra në tavolinë?’, edhe thotë pastaj më mirë po ndërroj pyetjen. E kupton kush ta bën këtë pyetje, çfarë lloj mashkulli”, tha ajo.

Prezantuesja ndër tjerash theksoi: “Nuk i dhashë zë zemra ime, kuturu, nami nam për burra të martuar, “ke qenë ndonjëherë e lidhur me burra të martuar. Ti kap ku të duash, edhe bjeri Rozës, por jo ti që një herë që je ulur me Rozën, i ke ulur 5 burra në tavolinë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Roza që nga fillimi ka pasur disa debate e përplasje me moderatorin e “Më lër të flas”.

Në shtëpi këtë kohë janë krijuar situata të ndryshme e ka pasur shumë tension mes konkurrentëve.