VIDEO

“Më shumë të dashura kam pasur unë apo ju të dy bashkë”, Lorik Cana vë në siklet Donaldin dhe Romeon

Futbollisti i njohur Lorik Cana, ka qenë i ftuar të shtunën në emisionin “Më lër të flas”.

Në fund të bisedës, ai është vënë në provë me një lojë, ku i duhej të zgjidhte një letër të bardhë në të cilën kishte pyetje dhe sfida pikante për të.

Mirëpo në letrën e fundit, futbollisti me origjinë nga gjakova e ndryshoi pyetjen e tij qëllimshëm, duke thënë: “Kush ka pasur më shumë të dashura, Loriku? Apo Donaldi e Romeo bashkë?”.

Foto: Top Channel/YouTube

Me të thënë këtë, dy vëllezërit u vunë në siklet dhe nuk e lanë të përgjigjej, gjersa treguan se pyetja e vërtetë ishte ndryshe.

Në letër ishte shkruar: “Telefono mikun e ngushtë dhe kërkoja 11 mijë euro”.

Mirëpo mesa duket, Cana e ndryshoi vet pyetjen për të bërë pak spektakël.