U tha shumë se LDK-VV do ta arrijnë një koalicion parazgjedhor për t’i fituar zgjedhjet, por marrëveshja nuk u realizua dhe kështu partitë do të shkojnë ndaras në zgjedhje.
Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nga VV-ja kanë diferenca të thella ideologjike, përpos orientimeve të kundërta sa i përket ekonomisë ata nuk pajtohen edhe tek raporti i Kosovës me Shqipërinë, raporton Ballkani.info
Vjosa Osmani gjatë fushatës të hënën, ka deklaruar se është kundër bashkimit me Shqipëri, kundër ndarjes dhe kundër skenarit për ‘Korrigjim të Kufirit’.
Albin Kurti beson se pavarësia e Kosovës ishte kompromis dhe se synimi final është bashkimi me Shqipërinë, këtë kartë Albin Kurti e ka përdorur se nga aktivizmi i tij në Lëvizjen Vetëvendosje.
Nëse ndodhë ndonjë koalicion paszgjedhor mes LDK-së dhe VV-së si do të menaxhohen këto divergjenca kaq të thella mbetet të shihet.
Nuk ka ende ndonjë sontazh shumë kredibil që tregon sa përqind e qytetarëve të Kosovës janë pro apo kundër idesë për bashkim me Shqipërinë. /Ballkani.info/







