“Me rritjen e çmimit të bukës po preket shporta e konsumatorit”

Serbia po vazhdon luftën politike dhe diplomatike ndaj shtetësisë së Kosovës

Kosova dështoi antarsimin në Interpol për shkak të propagandë serbe. Ditë më parë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte vendosur një taksë 10% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Çmimi bukës është rritur nga 30 cent në 40 cent në shumë dyqane në Kosovë. Po paralajmërohet për një inflacion në produktet elementare, raporton Ballkani.info

Madje, edhe produktet vendore pritet të shtrejtohen për shkak të importimit të lëndës së parë në Serbi.

Ballkani.info ka kontaktuar me njohësin e çështjeve ekonomike, Lulzim Beqiri i cili tha se nuk duhet të preket shporta e konsumatorit.

“Si pasojë e taksës disa nga furrtaret sidomos në qytetin e Prizrenit dhe disa qytete tjera kanë filluar edhe ngritjen e çmimit të bukës prej 10 cent pra nga 0.30 në 0.40, mendoj se nuk kanë arsye, është e pamundur që brenda një periudhe kaq të vogël të ketë mungesë të miellit, siç dihet në Kosovë ka sasi të mjaftueshme për një periudhë disa mujore derisa të ndihet mungesa e furnizimit me grurë, andaj nuk shoh arsye që të preket shporta e konsumatorit të varfër kosovar, tek e fundit jemi shtet nganjëherë edhe me i ulë fitimet nuk bëhet kiameti, sipas të dhënave zyrtare Republika e Kosovës shumicën e grurit e importon nga Republika e Serbisë, mirëpo Kosova duhet urgjentisht të gjejë partner strategjik nga vendet e rajonit në mënyrë që të përballojë ndonjë krizë eventuale të ndërprerjes së furnizimit nga shteti serb”, përfundoi ekonomisti Beqiri.

Në të kaluarën kishte pasur rritje çmimesh gjatë kohës sa Kosova kishte vendosur bllokimin e produkteve të Serbisë. /Ballkani.info