Me propozim të Imri Ahmetit do të bëhet ndërtimi i tri shtatoreve në Lipjan, Xhavit Kozhanit – Haradin Bajramit dhe Ruzhdi Shabanit

Komuna e Lipjanit ka marrë vendim për ndërtimin e tri shtatoreve: Xhavit Kozhani – Haradin Bajrami – Ruzhdi Shabani dhe ndërtimi i pllakës përkujtimore në Sllovi.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

“Sot është miratuar propozim ynë nga kuvendi komunës së Lipjanit për ndërtimin e shtatorëve të dëshmorëve “Xhavit Kozhani”, “Haradin Bajrami” dhe humanistit “Ruzhdi Shabani”. Ndihem krenar që pata rastin të marrim një vendim të tillë me të cilin vendim u nderuan familjet e dëshmorëve dhe gjithë qyteti i Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.

Jeta dhe vepra e dëshmorëve tanë që dhanë jetën për lirinë, të cilën e gëzojmë sot, na thërret që vendin tonë ta qojmë përpara me punë e përkushtim të unifikuar rreth përjetësimit të idealëve të dëshmorëve dhe heronjve tanë.

Po ashtu, Kuvendi Komunal i Lipjanit miratoi edhe një sërë projekte të tjera kapitale si shtrati lumit dhe fusha ndihmse e futbollit në Dobrajë poashtu edhe rikonstruktimi i rrejtit të ndriçimit publik në qytet e disa projekte të tjera infrastrukturore.