interesante

Me prekjen e shenjës në mur, nxënësit tregojnë se si duan ta përshëndesin mësuesen (Video)

Amy Cleaver është mësimdhënësja e një shkolle fillore në Liverpul të Anglisë, që ka gjetur një mënyrë shumë interesante, se si duan nxënësit të përshëndeten me të kur arrijnë në mëngjes.

Derisa po hulumtonte se si ta bënte takimin e mëngjesit, sa më të kënaqshëm për të vegjlit, 26-vjeçare vendosi për këtë formë bashkëpunuese dhe shumë të hapur, transmeton Telegrafi.

Në posterin e vendosur në mur, janë shenjat që tregojnë, nëse ata duan ta përqafojnë mësuesen, apo vetëm t’ia bëjnë me dorë. Por, ka edhe opsione tjera si shtrëngimi i dorës, apo takimi i lehtë me grushte.

“Tregon shumë për gjendjen emocionale që kanë dhe më mundëson të di se si t’ju qasem gjatën orëve në vazhdim. Është mënyra më e mirë e të shprehurit”, ka thënë Cleaver.

Forma që ka zgjedhur kjo mësuese, është pëlqyer shumë edhe prej njohësve të arsimit, që kërkuan sa më shumë metoda të ngjashme.
https://www.youtube.com/watch?v=v-cXafSp5B8