Me poza ngacmuese, Miley provokon ish-të dashurit: Lamtumirat nuk janë asnjëherë të lehta

Miley Cyrus ka shkruar mesazhe ‘të koduara’, pas publikimit të lajmit për ndarjen nga e dashura e saj, Kaitlynn Carter.

Në javët e fundit, këngëtarja dhe aktorja ka qenë kryetemë e faqeve rozë për veprimet në jetën e saj private. Ajo fillimisht u nda nga bashkëshorti Liam Hemsworth dhe menjëherë nisi një lidhje lesbike me blogeren Kaitlynn Carter.

Mirëpo, kjo lidhje nuk zgjati shumë, pasi 26-vjeçarja mendonte se gjërat po zhvilloheshin shumë shpejt dhe vendosi t’i japë fund.

Ndërsa këto ditë, ajo i ka shpërndarë disa fotografi me bikini në Instagram, teksa përshkrimet duket se iu dedikohen dy ish-të dashurve të saj.

“Lamtumirat nuk janë asnjëherë të lehta… por duhet të ndodhin”, është njëri nga përshkrimet që besohet se flet për ndarjen nga Kaitlynn.

Ndërsa në një tjetër përshkrim që i dedikohet Hemsworthit, e ka shfrytëzuar thënien: “Jam më mashkull se që do të jesh ti ndonjëherë dhe më femër se cilado që mund ta kesh!”

View this post on Instagram

Goodbyes are never easy… ? but g2g

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

loading…