Me paraqitje elegante, Rita Ora i befasoi me vizitën e saj fëmijët e sëmurë të një spitali

Anëtaret e jurisë së spektaklit “The Voice Australia”, Rita Ora dhe Jessica Mauboy morën një pushim nga xhirimet të enjten për të vizituar pacientët në Spitalin e Fëmijëve ‘Westmead’ në Parramatta, Sydney.

Këngëtaret elegante kishin veshur kostume të ngjashme me pastel ndërsa dilnin nga spitali me ekipin e tyre, pasi kaluan pasditen duke argëtuar fëmijët e sëmurë, shkruan DailyMail.

Superylli shqiptaro-britanik Rita, 30 vjeçe, kishte veshur një xhaketë blu të madhe dhe pantallona të ndezura, të cilat i kombinoi me një bluzë të së njëjtës ngjyrë.

Ajo i la flokët e saj në stilin kaçurrela të lirshme, teksa kishte vënë disa gjerdanë rreth qafës.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” dukej e gëzuar ndërsa bisedoi me shoqen e saj Jessica, e cila dukej gjithashtu bukur në një ansambël të verdhë të ndritshëm.

Të dy artistes u përqafuan jashtë spitalit të fëmijëve, pas asaj që me sa duket ishte një vizitë emocionale.