Me një foto atraktive, Fjolla Morina uron që viti 2021 të jetë plot suksese

Fjolla Morina thotë se viti 2020 ishte sfidues.

Fjolla Morina ka qenë emër shumë i komentuar muajt e fundit, sidomos për jetën private.

Këngëtarja fillimisht u përfol lidhur me akuzat për armëmbajtje pa leje, e më pastaj për konfirmimin e lidhjes me Fisnik Sylën.

Çifti publikojnë fotografi të shumta në rrjete sociale, ndërsa nuk mungojnë dedikimet për njëri-tjetrin.

Së fundi, Fjolla publikoi një imazh joshës, përmes së cilit uroi të gjithë për vitin 2021, duke shpresuar të jetë vit plot suksese.

“2020 ishte sfidues, prandaj ju uroj të gjithëve një vit plot suksese, 2021”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, “Kape” titullohet projekti i fundit muzikor nga Fjolla Morina, i shoqëruar edhe me klip.