Më në fund, edhe Drenoci përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës

Drenoci i Malishevës tashmë është bërë me një deputet në Kuvendin e Kosovës.

Arbrëreshë Krasniqi, do ta zëvendësojë zëvendëskryeministrën Albulena Balaj Halimi.

Më herët ky fshat ishte përmendur si një formë shakaje ku mësimdhënësi i këtij fshati Nexhat Krasniqi thoshte “Pse Drenoci mos ta ketë asnjë deputet”.

Shkrimi i plotë:
Të nderuar bashkëvendas nga Drenoci,
Ju falenderoj të gjithëve për punën e vazhdueshme në përkrahje të Nismës Socialdemokrate. Pa ju, sukseset e arritura do të ishin të pamundura. Andaj, më 6 tetor, kërkoj mbështetjen tuaj për numrin 18 dhe me besimin tuaj, të jem zëri i Drenocit në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Ju falenderoj,Arbëreshë Krasniqi.