Me ndihmën e këtyre tri metodave të lehta do të shihni a keni blerë kaçkavall të falsifikuar

Kaçkavalli është lloji i djathit dhe bëhet nga qumështi i deleve apo i lopëve

Gjithashtu, nuk është e rrallë që edhe qumështi i lopëve dhe i deleve përzihen, gjë që ndikon në shijen e kaçkavallit.

Në vend të qumështit të deleve, kaçkavallin mund ta bëjnë edhe nga qumështi i dhive apo gjithashtu me përzierjen e tyre me qumështin e lopëve.

Kaçkavalli është artikull i ranguar lart për nga energjia, sepse 100 g kaçkavall ka vlerë energjike 380 kcal dhe në përqindje rreth 27,8 g yndyrë, 26,9 g albumina dhe rreth 5.3 g karbohidrate.

Është i pasur me natrium (192 mg) dhe kalium (77) mg, ndërkaq elementet e tjera mikro dhe makro ndryshojnë, varësisht nga ambienti dhe mënyra e ushqimit të kafshëve, qumështi i të cilave përdoret për prodhimin e kaçkavallit.

Si ta dalloni kaçkavallin e falsifikuar?

Prekni kaçkavallin dhe shikojeni mirë – vaji i palmës i jep kaçkavallit ngjyrë të verdhë të zjarrtë, ndërsa ngjyra e kaçkavallit origjinal nuk është e intensitetit të tillë.

Gjithashtu, kaçkavalli të cilit i është shtuar vaji i palmës është më i butë në prekje se kaçkavalli origjinal.

Testimi i kaçkavallit mund të bëhet edhe me thikë të ftohtë. Kaçkavalli lihet në temperaturë dhome, ndërkaq thika në frigorifer.

Nëse me rastin e prerjes thika mban yndyra, kaçkavalli me siguri është i falsifikuar, sepse, për dallim nga yndyra e qumështit, yndyra bimore shkrihet në temperaturë dhome.

Verifikimi më i sigurt është nxehja e kaçkavallit në furrë. Kaçkavalli origjinal do të shkrihet në sipërfaqe dhe do të zgjatet, ndërsa ai i falsifikuar thjesht do të zhduket – do të shkrihet.

Me ndihmën e këtyre tri metodave të lehta nuk do të mashtroheni nga prodhuesit, por në këtë mënyrë do ta ruani edhe shëndetin tuaj.