“Më humbi gruaja”, aktori Dardan Gashi tregon historinë interesante

Aktori i njohur, Dardan Gashi ishte i ftuar në rubrikën “5 data”. Ai ndau me publikun ngjarje që kanë shënuar jetën e tij e të cilat nuk diheshin më parë.

Në një prej datave ishte vizita në vendet e shenjta, Mekë dhe Medinë në janar të 2018-tës.

Dardani që këtë udhëtim e ka realizuar me mikun e tij, aktorin Naser Rafuna dhe bashkëshorten, ku ka pasur një moment interesant në ditën e parë.

Ai rrëfeu se i ka humbur gruaja në turmën e qindra mijëra pelegrinëve.

“Gruaja ime është me mbulesë. Shumë lehtë e identifikoj në Kosovë. Kur jam kthy me i kqyrë dhe i kam pa një milion gra me shami – qysh me e gjetë?. Jemi takuar pastaj tek në hotel. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. Njohja e kulturave të tjera ka qenë mbresëlënëse”, u shpreh Gashi./prive/