Me gjithë paralajmërimet dhe thirrjet nga ana e organeve të rendit, se ndezja e gomave për festën e 1 Majit do të gjobitet, kjo nuk i ka bërë përshtypje disa qytetarëve.
Në fshatin Llugë të Podujevës, një qytetar ka ndezur gomat me rastin e kësaj feste, duke shqetësuar kështu banorët përreth.
Në foto e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet edhe timi që lirohet nga ndezja e gomave, duke ndotur kështu edhe ambientin. /Ballkani.info









