“Me Conten fitojmë trofe”

Mbrojtësi sllovak ka pritshmëri të mëdha nga stinori i radhës me Interin.

Milan Skriniar cilësohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A, pasi me paraqitjet e tij në këto dy sezone te zi-kaltrit, ka qenë një mur i pakalueshëm për lojtarët kundërshtar.

Ndryshimet që po i bënë skuadra zi-kaltër, duke filluar nga largimi i Luciano Spallettit dhe ardhja e Antonio Contes, pritet ta kthejnë Interin në mesin e kandidatëve për të fituar trofe stinorin e ardhshëm.

Kështu shprehet edhe Skriniar që beson se në vitin e tij të tretë me fanellën zi-kaltër do të ia dalë të fitojë trofe.

“Conte? Nuk e kam takuar ende, por me ardhjen e tij do të ketë sfida të reja dhe pritshmëri të mëdha. Me të Interi mund të fitojë trofe”, u shpreh Skriniar.

Ndryshe, mbrojtësi sllovak para pak javësh ka vazhduar kontratën me Interin deri në vitin 2023.