Me çmim marramendës, kjo është vila e pushimit të Princit William dhe Kate Middleton

Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate kanë jetuar në shtëpinë e tyre në fshat, 2 milje larg rezidencës së Mbretëreshës, para se princi George të bëhej gati për të nisur klasën e parë.

Kjo ndërtesë është quajtur ‘hall’ dhe daton që në shekullin e tetëmbëdhjetë. Dikur, kjo vilë përdorej nga Duka dhe Dukesha e Kent-it, e ndërsa më vonë nga shoku i ngushtë i princit Charles.

Kjo shtëpi ishte dhurata e dasmës për William dhe Kate nga Mbretëresha. Doni të dini sa kushton e gjitha? 30 milion £.

Kësaj ndërtese i është bërë një restaurim i brendshëm që ka kushtuar 1.5 milion £, ndërsa pyjet rreth e rrotull janë një domosdoshmëri për ta bërë ambientin e familjes sa më privat.

Ky është maksimumi që mund të shohim nga super vila e çiftit mbretëror, pasi sigurisht që paparacët s’lejohen më pranë se kaq.

Me rikthimin në Mbretërinë e Bashkuar, Princ Harry takoi nga afër edhe vëllain e tij Princin William e Dukeshën Kate Middleton. Ndonëse marrëdhënia e tyre ka qenë në buzë të greminës, Harry dhe William u shfaqën në ceremoninë mortore të gjyshit të tyre, princit Phlip, duke komunikuar me njëri-tjetrin. Pas funeralit ata bënë një shëtitje bashkë dhe shkëmbyen disa fjalë.

Por a mund të kemi së shpejti një pajtim dhe ribashkim të çifteve Kate-William dhe Meghan-Harry?

Ekspertja e familjes mbretërore, Katie Nicholl është shprehur se kjo gjë nuk mund të ndodhë në këto momente dhe se do të kërkojë shumë kohë.

“Unë mendoj se për ta parë bashkë katërshen fantastike, Harry-Meghan, William-Kate është shumë larg së ardhmes. Është pothuajse e pamundur për ta parashikuar këtë gjë për momentin. Kanë ndodhur shumë gjëra. Të dyja palët janë kaq shumë të lënduara”, është shprehur ekspertja për Entertainment Tonight.

Mendohet se pajtimi i mundshëm i Princit Harry dhe Princit William mund të jetë një proces i ngadaltë. Të dy thuhet se patën një përçarje që kur Harry dhe Meghan Markle, u tërhoqën nga detyrat mbretërore gjatë vitit të kaluar. Vëllezërit lanë mënjanë dramën e tyre për momentin me kërkesë të gjyshes së tyre, Mbretëreshës Elizabeth II, ka thënë një mik i familjes mbretërore për Vanity Fair.

“William dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë disa ndjenja shumë të forta për disa nga gjërat që Harry dhe Meghan thanë tek Oprah dhe gjërat duhet të bisedohen, por ky nuk ishte rasti dhe të gjithë e respektuan atë”, tha ai.