Me “brekushe” edhe për Ditën e Flamurit!

Janë dhjetëra herët që kryeministri Edi Rama ka gjetur tek veshja e tij rastin për t’u bërë lajm, herë për mirë si rasti i lapsave në ceremoninë për masakrën e Charlie Hebdo, e herë për keq, si në shumë raste të paraqitjes së tij me çitjane apo atlete në takimet me liderët botërorë.

Por këtë të martë, Shqipëria feston ditën e Flamurit dhe ashtu siç e kërkon rasti dhe protokolli zyrtar i një shteti i pavarur prej 106 vitesh, drejtuesit më të lartë të vendit duhet të nderojnë simbolin tonë kombëtar atje ku ai u ngrit për herë të parë, në Vlorë.

Në ceremoninë e sotme të mbajtur në Vlorë për Ditën e Pavarësisë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të vishet po me çitjane… pyetja që shtrohet kësaj here është e thjeshtë. Rama u vesh me “brekushe” për të respektuar flamurin apo për t’u bërë lajm në median shqiptare që ai ka kaq shumë përzemër?!