Me bikini dhe në motor uji, Françeska Jaçe ua humb “torruan” ndjekësve me paraqitjen e fundit

Françeska ‘ngriti’ temperaturat me foton e fundit.

Françeska Jaçe po shijon pushimet në ishujt Maldive, ndërsa nuk i kursen fotografitë joshëse nga atje, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo postoi një imazh, teksa shihet e veshur me bikini dypjesëshe dhe gjendej në motor uji, por gjithë vëmendja ishte tek linjat e saj.

Modelja dukej në top-formë teksa mori pozë provokuese në bregdet, kurse u komentua edhe nga ndjekësit.

“Mjeti, mjet”, shkruan Françeska sipër fotos.

Të tilla imazhe atraktive, ajo ka sjellë vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, kur po qëndron në Maldive.