Me 92 vota pro, miratohet ndryshimi i Kodit të ri që parasheh gjykimin në mungesë

Kuvendi sot me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar përshpejtimin e procedurës për shqyrtimin e parë të ndryshim-plotësimit të Kodit të Procedurës Penale.

Pas votimit që shqyrtimi i parë i ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Procedurës Penale të bëhet në procedurë të përshpejtuar, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se brenda dy muajve mund ta procedojnë Kodin e ri të Procedurës Penale.

“Kompetencën për adresimin e krimeve të luftës e kishte UNMIK-u pastaj EULEX-i e pastaj institucionet vendore. Në mënyrë që prokuroria speciale të ketë kohë t’i trajtoj këto raste, është i rëndësishëm ndryshimi që është proceduar në këtë ligj. Deri tani nuk ka pasur trajtim serioz të krimeve të lufteve. Mungesa e vullnetit politik ka bërë që kjo të ndikojë edhe në vullnetin e institucionet. Ne brenda dy muajve do ta procedojmë Kodin e ri të Procedurës Penale”, ka deklaruar Haxhiu.Kuvendi sot me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar përshpejtimin e procedurës për shqyrtimin e parë të ndryshim-plotësimit të Kodit të Procedurës Penale.

Pas votimit që shqyrtimi i parë i ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Procedurës Penale të bëhet në procedurë të përshpejtuar, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se brenda dy muajve mund ta procedojnë Kodin e ri të Procedurës Penale.

“Kompetencën për adresimin e krimeve të luftës e kishte UNMIK-u pastaj EULEX-i e pastaj institucionet vendore. Në mënyrë që prokuroria speciale të ketë kohë t’i trajtoj këto raste, është i rëndësishëm ndryshimi që është proceduar në këtë ligj. Deri tani nuk ka pasur trajtim serioz të krimeve të lufteve. Mungesa e vullnetit politik ka bërë që kjo të ndikojë edhe në vullnetin e institucionet. Ne brenda dy muajve do ta procedojmë Kodin e ri të Procedurës Penale”, ka deklaruar Haxhiu.