“Me 18 veta po e mban distancën, pse me 50 po takohesh” – Arben Gashi ka një pyetje për Albin Kurtin

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka reaguar në lidhje me vizitat që po i bënë kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti në komunat e Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ky veprim i Kurtit është i rrezikshëm në kohën kur virusi Korona është në pikën më kritike të përhapjes së tij në Kosovë.

Madje Gashi ka marrë edhe një shembull duke krahasuar mbledhjet e qeverisë në distancë dhe vizitat e Albin Kurtit në komuna të ndryshme.

Shkrimi i plotë i tij:

“Nëse Qeveria mbanë mbledhjet (me 18 anëtar të Qeverisë) në distancë, si masë mbrojtëse kundrejt Covid-19, bën thirrje në vazhdimësi për respektim të masave të ndermarra nga institucionet relevante për të qëndru në shtëpi, qysh mundet me arsyetu shetitjen nëpër komuna të Kosovës – ku bashkë me delegacion pritës bëhen rreth 50 zyrtar, pikërisht në javët më kritike të përhapjes potenciale të virusit?”