MC Kresha tregon pse e përmendi në këngë Ismet Munishin, flet edhe për futbollistin e preferuar te Kosova

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, reperi i njohur MC Kresha ka treguar pse i kushtoi një rresht në këngën “Semafori”, trajnerit Ismet Munishit.

“Jo pse e kom shok Ismetin, por është atraksion për futbollin e Kosovës”, është shprehur ai.

Tutje shoti se “Ismeti është motivues, në çdo skuadër ka nxjerrë talenta. 10-shi i skuadrës është njeriu më i rëndësishëm në ekip dhe Ismeti e ka bartë 10-shin”.

Kresha po ashtu përmendi se edhe pëlqimi që e kanë pasur të dy ndaj Maradonas ka qenë njëra ndër arsyet tjera.

Reperi ka treguar edhe cili është futbollisti i tij i preferuar në skuadrën e Kosovës. Ai tha se “sipas formës është Vedati (Muriqi), e përgëzoj…Por, nuk dua të jem i njëanshëm”, ndërsa shtoi se “sipas ecurisë në kampionat është Amiri (Rrahmani), i cili po prin në një nga ligat më të forta”.

Kjo ishte vetëm nata e tretë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.