Tunizia

Mbyten dy varka me emigrantë tunizianë në brigjet e Italisë, dy të vdekur dhe rreth 30 të zhdukur

Dy varka me emigrantë nga Tunizia janë mbytur në brigjet italiane.

Sipas mediave deri janë mbytur dy emigrant dhe rreth 30 të tjerë janë zhdukur në brigjet e Lampeduzës.

Njëra varkë kishte 48 emigrantë, nga të cilët u 45 prej të cilëve u shpëtuan dhe 3 u shpallën të zhdukur.

Ndërsa në varkën e dytë ndodheshin 42 emigrantë, 2 u nxorën të vdekur, 14 u shpëtuan dhe të tjerët janë zhdukur.

Sipas informacioneve të para shkak është moti i keq që shkaktoi dallgë të mëdha në det.